Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në Daily Click në TV21 premtoi se në mandatin e parë të qeverisë VLEN-VMRO-DPMNE, do të përfundojë autostrada Shkup-Bllacë
“Edhe këta projekte, edhe projektet që realizuam në Tetovë, ne do t’i realizojmë, për dallim nga BDI, e cila i nisi dhe kurrë nuk e kishte idenë për t’i realizuar, ashtu siç ndodhi me rrugën Shkup-Bllacë, që 20 vite BDI e premtoi dhe 20 vite nuk e realizoi, që ne garantojmë që shqiptarët së paku në mandatin e parë kjo rrugë do të jetë realitet”, theksoi Kasami.