Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami pas takimit me diplomatin gjerman Kristijan Helbah ka thënë se me diplomatin kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm.
Ai tha se ata vlerësojnë lartë përkushtimin e shtetit të Gjermanisë dhe përkrahjen që Maqedonia të del nga kjo krizë, në të cilën krizë sipas Kasamit, vendin e kanë futur politikanët e papërgjegjshëm.
“Jam optimist që politikanët do të reflektojnë dhe do ta kuptojnë se veprimet e tyre janë të rëndësishme dhe përcaktuese, determinuese për fatin e çdo qytetari këtu në Maqedoni dhe në këtë drejtim edhe veprimet serioze dhe veprime që para interesit personal do ta vendojnë interesin e qytetarëve”, ka thënë gjatë takimit Kasami, raporton SHENJA.
bilal kasami deklerate by tvshenjaofficial

