Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka uruar studentët për protestën e organizuar sot, duke premtuar se çështja e jurisprudencës do të zgjidhet dhe provimi do të jepet në gjuhën shqipe.
“I përgëzoj studentët për protestën dinjitoze dhe vetëdijen e lartë qytetare që e dëshmuan sot.
Kërkesa e tyre është e drejtë dhe, siç ju kam premtuar edhe në takimin tonë të parë, këtë çështje do ta zgjidhim. Për herë të parë pas pavarësisë së shtetit Provimi i Jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe!
Ndërsa elita milionere e ish-pushtetit, e cila tentoi të kontrabandohet në krye të kauzës së pastër studentore, sot dështoi keq. Ky popull i njeh mirë. Tinëzitë e tyre nuk kalojnë”, ka shkruar Kasami.
Data 06.04.2026
Aktuale
- Kasami: Përgëzime studentëve për protestën, premtoj se provimi i jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe!
- Vinicius: Dua të rri përjetë te Reali
- Kallëzim Penal kundër kryetarit të Strugës, Mendi Qyra
- Dizeli për 3 denarë, benzina për 2 denarë
- Ademi: Jemi brezi që mbron gjuhën shqipe
- Mbappe: Pozita më e lehtë në futboll është qendërmbrojtësi
- Ministria e Mbrojtjes i jep tender afro 1,7 milion euro të akuzuarit për mashtrim
- Çmime të reja të derivateve të naftës, shtrenjtohet dizeli


