Lideri i BESËS, Bilall Kasami tha se që në daljen e tyre në skenën politike ata kanë pasur ofertën e tyre, i cili tani më është i njohur për të gjithë “Ridefinimin”. Poashtu Kasami tha se ata kanë angazhuar ekspertët më të mirë për të përpiluar ofertën ekonomike.
“Oferta jonë është e vërtet, një ofertë e realizueshme dhe nuk është një listë dëshirash, apo listës dështimesh siç ne dëshirojmë ta quajmë platformën elektorale të BDI-së”, tha Kasami, duke shtuar se ata do ta bëjnë atë të cilën nuk ka arritur ta bëj BDI dhe nuk do ta bëjnë atë të cilinë nuk e ka bërë BDI.
“Ne kemi ofertën ‘Korabi’ 2025. Vërtetë që ka pasur interesim të mirëfilltë nga parterë ndërkombëtar, në këtë rast nga një institut i mirëfilltë slloven i cili kishte përgatitur një plan strategjik për zhvillim të komunës së Gostivarit me diku 7 projekte zhvillimore të cilët për një kohë të shkurt do ta shndërrojnë këtë komunë, në komunë Evropiane”, ka thënë Kasami. /SHENJA/