Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk do të merr pjesë në darkën e Edi Ramës me krerët e partive politike shqiptare. Sipas tij, ky është një takim i iniciuar nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi për të mbuluar dështimet e tyre ndër vite dhe për të mos dhënë llogari mbi mosrealizimin e pikave nga Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare e nënshkruar në vitin 2016. “Lëvizja BESA dhe Kryetari Bilall Kasami, nuk do të ulet në një tavolinë me ata që dështuan të drejtojnë qeverinë në vend. Tani, në vend që të dalin para popullatës të kërkojnë falje dhe të shpallin zgjedhjet e parakohshme, ata kërkojnë sërish ndihmën e Edi Ramës. Ne ishim gjashtë vite më parë tek Edi Rama në takim, ku edhe u zotuam për realizimin e disa pikave me interes për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por kjo marrëveshje, mbeti në Shqipëri dhe këndej kufirit asnjëherë nuk e pa dritën. Sepse, kështu vendosi Artan Grubi dhe Ali Ahmeti. Kemi kërkuar disa herë takim të përbashkët të liderëve politik, por nuk u realizua”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa. /Alsat.mk
Data 04.08.2025
Aktuale
- FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë
- Ramadani për Rubikon: Thirrjeve antishqiptare i paraprin qasja e kësaj qeverie, të cilën e braktisëm (VIDEO)
- Ekzekutimi në Vaun e Dejës/ Ish-polici Frrok Lleshaj qëndroi 21 vite në burg për vrasje, dyshohet se u qëllua për gjakmarrje pranë banesës
- Toshkovski dënoi thirrjet ksenofobike në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë dhe paralajmëroi veprime procedurale nga ana e MPB-së
- Ekzekutohet në rrugë 65-vjeçari në Vaun e Dejës, dyshohet për gjakmarrje! Viktima me të shkuar kriminale
- EMRI/ Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në Vaun e Dejës, dyshohet se është vrarë me armë zjarri
- Stuhia e breshrit godet Gramshin, dëme të mëdha në bujqësi
- Bexheti i reagon Mexhitit: Ai nuk beson në fitore, ndryshe do të kishte dhënë dorëheqje!