Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami njoftoi se nga 1 janari do të fillojë të përdoren kamerat e “safe city” në Tetovë.
“Nga 1 janari do të ndryshoj koncepti. Në qytet do të ketë kamera, dhe sipas regjistrimit të kamerave të merret masa për shkelësit e ligjit nga ana e policisë. Po kemi biseduar edhe me Ministrin që të ketë edhe vetura mobile në qytet, e cila do të evidentojë shkelësit e rregullave në komunikacion”, tha Kasami.
Kasami poashtu njoftoi se nuk do të ketë privatizim të ujit në Tetovë.
“Sipas ligjit nuk mund të ketë privatizim të ujit, por po punojmë që të sanojmë problemet në terren dhe uji të shkojë në vendin e duhur”, tha Kasami.