Lideri i Lëvizjes BESA Bilall Kasami në konferencë për shtyp tha se pas incidenteve në Kuvendin e Maqedonisë, ku huligan të mbështetur nga VMRO-DPMNE, e sulmuan institucione më të lartë ligjvënës, BESA konstaton se Maqedonia tani më përpos krizës politike është edhe në krizë të sigurisë.“Në Maqedoni janë rënduar vlerat e demokracisë. Për fatin e shtetit vendosin disa huligan të VMRO-së. Dënojmë dhunën ndaj gazetarëve dhe deputeteve. Posaçërisht i dëshirojmë shërim deputetit Ziadin Sela. 5 deputetët e BESËS kanë qenë në Kuvendin deri sa është zgjedhur Talat Xhaferi me çka është legjitimuar ai. BESA e mbështetin shumicën parlamentare që e zgjodhi Talat Xhaferin. I ftojmë institucionet që ta respektojnë këtë zgjedhje. Nuk ishim të informuar për skenarin dhe kjo na gjeti të papërgaditur. Megjithatë ne qëndruam në sallë dhe ndihmuam si dhe legjitimuam procesin. Shpresojmë se do të vazhdojnë të formohen edhe institucionet tjera. Meqë jemi në gjendje të rënduar të sigurisë, i lusim qytetarët të jenë të qetë dhe të mos binë pre e provokimeve. Detyra jonë duhet të jetë që vendi të kthehet në gjendje normale”, ka thënë Kasami, përcjell SHENJA.
Data 24.03.2026
Aktuale
- Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja!
- Të shtëna në Prishtinë, ka mbetur i plagosur një inspektor i IPK-së
- Baush: Kreditë duhet të shkojnë për investime, jo për shpenzime operative
- Shkurte Fejza reagon ashpër ndaj reklamës së krijuar me AI: Një thirrje për drejtësi!
- “Shkoj në Kosovë për hir të nënës” – hoxha zbulon fjalët rrëqethëse të Ilaz Brahimit para vrasjes tragjike
- Halili: Maqedonia e Veriut mbetet pas rajonit, me kapacitet institucional më të ulët se Kosova dhe Shqipëria
- Baush: Ulja e TVSH-së për derivatet e naftës është hap pozitiv
- DAP fillon me kontrolle në pompat e benzinës për respektimin e uljes së TVSH-së

