Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), i mbledhur mbrëmjen e kësaj të diele (26 tetor), ka rrëzuar kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës.
Sipas arsyetimit të anëtarëve të KAS, edhe pse Nika mban mandatin e këshilltarit bashkiak, ai duhet të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar, në përputhje me kërkesat ligjore për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.
Gjergj Nika, kërkoi që të merrte pjesë në zgjedhjet lokale të 9 nëntorit, por nuk u regjistrua nga Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, theksoi se Nika duhej të ishte propozuar nga një Komitet Nismëtar dhe të kishte ndjekur procedurën ligjore për regjistrim.
Pas këtij vendimi, Gjergj Nika paraqiti ankimim, i cili u shqyrtua nga KAS gjatë mbledhjes së sotme, por kërkesa e tij u rrëzua.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Nika u shpreh se vendimi i KAS-it është i motivuar politikisht, duke akuzuar institucionin për mungesë paanësie në procesin zgjedhor.
“Vendimet e KAS-it duken të ndikuara nga linja politike që udhëzon procesin zgjedhor. Pavarësia është vënë seriozisht në pikëpyetje. Beteja vazhdon në Kolegjin Zgjedhor”, shkruan Gjergj Nika në Facebook.
VENDIMI I KAS
Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 60, datë 26.10.2025, depozituar nga z. Gjergji Nikë Nika, kandidat për Kryetar Bashkie, i propozuar nga zgjedhësit, në zonën zgjedhore Bashkia Vlorë me objekt: “̈ℎ . 1437, ̈ 26.10.2025, “̈ ℎ ̈̈ ̈ . ̈ , ̈ ℎ, ℎ̈, ̈ ̈ ℎ ℎ ̈, ̈ ℎ ℎ , ̈ ℎ, ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ 9 ̈ 2025”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve me nr. 1437/2025.


