Ka vazhduar edhe sot karvani i Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” me shpërndarjen e pakove me produkte ushqimore për familjet në nevojë. Në kuadër të 5000 pakove që do të shpërndahen në Republikën e Maqedonisë, sot rreth 300 familje në nevojë, jetimë dhe skamnorë, përfituan nga aksioni i organizatën “Merhamet”.
Aksioni i cili përkrahet nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, Fondacioni Humanitar IHH nga Turqia dhe organizata ndërkombëtare VEFA nga Gjermania do të vazhdojë deri në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa në kuadër të projektit janë paraparë që të organizohen edhe disa iftare.
“Aksioni ka filluar nga Kumanova, Shkupi, Tetova dhe do të përfshijë të gjithë territorin e Maqedonisë ku përafërsisht do të shpërndahen mbi 5000 pako ushqimore. Sot jemi në Tetovë dhe do të shpërndajmë 300 pako ushqimore në të gjithë territorin e Tetovës me rrethinë”, deklaroi Xhihad Huseini nga OKH ‘Merhamet’. /SHENJA/

