Karvani i Organizatës Kulturore Humanitare ‘Merhamet’, dje ka qëndruar në qytetet e Ohrit dhe të Strugës, ku ka bërë shpërndarjen e pakove me produkte ushqimore. Aktiviteti i cili përkrahet nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, po vazhdon gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe ka vizituar shumicën e vendbanimeve të Republikës së Maqedonisë. Në kuadër të projektit, janë paraparë të shpërndahen gjithsej rreth 5000 pako me produkte ushqimore. Banorët e Strugës dhe Ohrit, ishin falënderues ndaj ndihmës së ofruar, duke thënë se këto ndihma janë shumë domethënëse për jetimët, skamnorët dhe nevojtarët.
‘Kjo është një ndihmë e madhe për të gjithë ata që kanë nevojë për një solidarizim dhe shfaqje të humanizmit ndaj qytetarëve të cilët janë të prekur nga kriza ekonomike. Kështu që me këtë gjest ne do t’u dalim në ndihmë sado që e vogël të jetë mundësia jonë, të gjithë atyre familjeve në Ohër që kanë nevojë për ndihmë dhe për përkrahjen tonë’, deklaroi Shukri Elezi, banor i Ohrit.
Karvani i OKH Merhamet shpërndanë ndihma në… by tvshenjaofficial

