“Karshiaka feston ndryshe” një grup të rinjsh dhe të rejash nga Karshiaka për festat e Nëntorit janë duke realizuar një sërë aktivitetesh, transmeton Almakos.
Në mesin e tyre, kishin edhe vizitën e Panairit të librit në Tiranë.
“ KARSHIAKA FESTON NDRYSHE titulluam nismën e aktiviteteve të cilët filluam nga sot ti realizojmë për nder të festave të NËNTORIT.
Sot sëbashku me një grup LIBËR dashës vizituam PANAIRIN E LIBRIT 2024 i cili çdo vit organizohet në kryeqendrën e SHQIPËRISË TIRANË.
Ditëve në vijim do të njoftoheni edhe për altivitetet tjera që kanë të bëjnë me projektin KARSHIAKA FESTON NDRYSHE.”, thuhet në njoftimin e Jasir Asanit.