“Të qash nuk është në dorën tënde, të qeshësh po”. Kjo është një nga shprehjet, me të cilën Arben Meksi përkufizon karikaturën. Ndonëse qenia njerëzore po përsoset dhe zhvillohet çdo ditë ka ende dobësi. Prandaj qëllimi i saj, sipas karikaturistit Arben Meksi, është përsosja e njeriut, nxjerrja në dukje e defekteve dhe të metave të tij. Teksa na tregon rolin e karikaturës gjatë komunizmit, që edhe pse ka qenë e kufizuar nga censura, nëpërmjet humorit dhe figurave ka zbuluar gjëra që një sy i zakonshëm nuk e shihte. Karikaturat që mbeten universale, sipas Meksit, janë ato që trajtojnë tema me interes për njerëzimin lidhur me emigracionin, varfërinë, korrupsionin, pabarazinë, padrejtësinë, mbrojtjen e mjedisit etj. Për këto tema sot realizohen edhe konkurse botërore. Meksi e shikon me shqetësim që kjo nuk ndodh në Shqipëri, jo për shkak të çmimeve apo stimulimeve që mund të marrin krijuesit, por sepse karikatura në Shqipëri është drejt zhdukjes.
Zoti Meksi, si e kujtoni periudhën para demokracisë, kur karikaturat tuaja botoheshin te revista “Hosteni”?
Ka një thënie që mua më pëlqen ta citoj, “Jeto intensivisht të sotmen dhe ke jetuar të shkuarën dhe të ardhmen e njerëzimit”. Qenia njerëzore edhe pse zhvillohet dhe përsoset, ajo vuan të njëjtat karakteristika, në mënyrën e sjelljes dhe të vepruarit, me virtytet dhe dobësitë e saj. Qëllimi i karikaturës është përsosja e njeriut, nxjerrja në dukje e defekteve dhe të metave që ai ka. Karikaturisti zbulon gjëra që një sy i zakonshëm nuk i shikon, këto i shpreh me humor dhe figura. Këtë rol karikatura e ka luajtur edhe gjatë periudhës para demokracisë, edhe pse ka- Arben Meksi rrëfen lidhjen me karikaturën në Shqipërinë Socialiste dhe gjendjen e saj sot. Revista e humorit dhe satirës “Hosteni”, për shumë karikaturistë, ndoshta ka qenë media më e lirë, mes mbikëqyrjes dhe censurësrikatura ka qenë e kufizuar dhe krijuesi ka qenë nën censurë.
Në tematikat që trajtonit sa të kufizuar ishit?
Karikatura ka qenë krenaria e arteve tona dhe pse temat ishin të kufizuara apo në ndonjë rast të detyruara. Natyrisht si në të gjitha artet e tjera edhe ajo ishte në shërbim të politikës, por disa karikaturistë me zgjuarsi i kanë shpëtuar kësaj censure, duke na bërë për të qeshur me fenomene, që realisht të bënin për të qarë.
Cilat karikatura i shpëtuan asgjësimit?
Ka karikatura që i kanë rezistuar kohës, kryesisht ato pa fjalë, që kanë trajtuar tema universale i kanë shpëtuar asgjësimit. Ato me temë politike janë harruar bashkë me atë kohë. Por nuk mund të hidhet poshtë gjenerata e parë me talente si: Zef Bumçi, Tef Palushi, Enriko Veizi, Dhimitër Ligori, Sabaudin Xhaferi etj., që dalloheshin për humor dhe në temat që trajtonin.
Pra interesi më i madh janë karikaturat universale?
Po të kishim një muze me karikaturat e kësaj periudhe, padyshim që do të bënin dallimin e karikaturës me temë univer- Të vjen keq, që sot edhe pse jemi të lirë dhe të pakufizuar në tematikë, karikatura shqiptare është në letargji sale, politike dhe të përkohshme. Sot në botë trajtohet karikatura universale, që trajton tema të mëdha të njerëzimit si: emigracionin, varfërinë, korrupsionin, pabarazinë, padrejtësinë, mbrojtjen e mjedisit, për këto tema realizohen edhe konkurse botërore.
Po ato politike?
Karikatura politike trajton problemet e një vendi dhe kjo nuk u intereson popujve të tjerë.
Si ka ndryshuar karikatura juaj pas viteve ’90?
Unë kam botuar rreth 2000 karikatura në shtypin tonë. Gjatë kësaj periudhe karikatura ime ka evoluar, është rafinuar dhe është bërë më lakonike, kjo edhe për faktin se sot njerëzit nuk është e lehtë që t’i bësh të qeshin edhe të meditojnë. Jeta ka ritëm tjetër. Jetojmë në kohën e ndryshimeve dhe shpenzimeve të mëdha. Duke pasur kontakte me karikaturistë të dëgjuar në botë, duke marrë pjesë në konkurse kam njohur stilet, tendencat, format dhe përmbajtjen e karikaturave bashkëkohore.
Dhe së fundmi, ku gjendet karikatura shqiptare sot?
Të vjen keq, që sot edhe pse jemi të lirë dhe të pakufizuar në tematikë, karikatura shqiptare është në kolaps, në letargji apo në një hap drejt zhdukjes. Po të mos botojnë dy karikaturistë të tjerë, bashkë me mua tre, në shtypin tonë, dhe duke shtuar edhe suksesin e Agim Sulajt jashtë vendit, për këtë art nuk do të flitej më. Nuk ka stimul, nuk ka ekspozita dhe nuk mbijetohet duke u mbështetur vetëm te ky art. Nga ne që kemi mbetur dikush punon karikaturën politike për të jetuar, dikush boton karikatura pa u shpërblyer dhe dikush tjetër merr një honorar qesharak. Ne që ishim krenaria e karikaturës ballkanike, rreth 40 pena të të gjitha moshave, na ka ikur zeroja dhe kemi mbetur katër karikaturistë.
Më vjen mirë që karikaturistët në Kosovë botojnë më shumë dhe janë më të organizuar, dhe bëjnë dhe konkurse të përmasave botërore. Janë të gjitha mundësitë që të organizohet një ekspozitë për karikaturën ballkanike apo dhe evropiane, është në planet e mia, por padyshim që duhet të bëhemi të gjithë bashkë, të kemi mbështetjen e shtypit dhe të Ministrisë së Kulturës. Realizimi i saj do të ishte një vlerësim për të kaluarën dhe të sotmen e karikaturës shqiptare. Në fund dua ta mbyll me këtë shprehje që i përshtatet karikaturës: Të qash nuk është në dorën tënde, të qeshësh po.
“Hosteni”, akademia e karikaturës shqiptare
Për “Shekulli”-n, rrëfen kujtimet e tij për tematikat që trajtonte asokohe te “Hosteni” dhe karikaturisti Agim Sulaj. Atij në nëntor i dorëzohet çmimi “Oskar” në karikaturë, në Turqi. Ai tregon se takimet e para me këtë gjini arti i ka pasur gjatë periudhës që ishte me studime në Akademinë e Arteve. Profesori i tij asokohe, Sabaudin Xhaferi, i propozoi që të bashkëpunonte me revistën “Hosteni”, sepse në veprat e tij vinte re nuanca e detaje të humorit dhe groteskut. Për herë të parë në ambientet e redaksisë, pranë Teatrit të Kukullave kjo revistë, ka qenë në vitin 1977. “ Hyra dhe pashë nëpër mure vizatimet e mrekullueshme të Ilir Pojanit e Dhimitër Ligorit, Tef Palushit etj”. Profesori, Sabaudin Xhaferi, e prezantoi me Dhimitër Ligorin e Zef Bumçin.
“Zef Bumci ishte i gjatë me tipare të theksuara, shikim të mprehtë e buzëqeshje të kursyer. Dhimitër Ligori ishte i qeshur, me shikim të ngrohtë e buzëqeshje dashamirëse. Për çudi më dukej një ambient familjar dhe prej asaj dite nuk iu ndava bashkëpunimit”. Sulaj na tregon se ka pasur fatin të njohë të gjithë plejadën e mrekullueshme të “Hostenit”, karikaturistët më në zë”. Sulaj nuk harron të shtojë edhe emrat e artistëve që vinin nga rrethet, si i madhi Tef Palushi, i cili vizatonte shpesh në redaksi kur vinte nga Shkodra. “Kishte dhunti të kufizuara fizike dhe në të njëjtën kohë ide të mprehta e plot humor”.
Bujar Kapexhiun e veçon për vizatimin e tij plot energji dhe me ide, Koço Devolen për ligjëratat e këndshme, Ilir Pojanin, si një njeri të heshtur dhe finesë, por gjenial në ide dhe art, Bardhyl Ficon për elegancë në veprën e tij etj. Puna te “Hosteni” e edukoi dhe i dha mjaft shanse për të ardhmen Agim Sujat. Për të “Hosteni” është akademia e karikaturës shqiptare. “Temat ishin kryesisht për burokracinë e mentalitetet e njerëzve me ide të vjetruara. Në këtë pikë e mpreha lapsin për të kritikuar jo vetëm zakonet prapanike nën petka të reja, si quhej një karikaturë imja e atyre viteve, por në të njëjtën kohë ishte kritika e regjimit, por këto i kuptova më vonë”, thotë ai. Takimet me artistët bashkëkohorë të satirës dhe karikaturës, i kanë forcuar aftësitë dhe i kanë mprehur shikimin, duke e ndihmuar në gjetjet artistike.
Biografia
Arben Meksi (1954) ka lindur në Vlorë. Është diplomuar në vitin 1977 për Arkitekturë në Universitetin e Tiranës. Ka punuar si arkitekt në zyrën e Urbanistikës dhe Projektimit në Vlorë, si edhe në -ish Ndërmarrjen e Ndërtimit, si inxhinier zbatimi. Është autori i shumë studimeve urbanistike dhe projekteve të rëndësishme në qytetin e Vlorës. Ka qenë pedagog për 10 vjet në Universitetin e Tiranës, dega e Arkitekturës. Aktualisht është përgjegjës i departamentit të Arkitekturës në Universitetin “Pavarësia” në Vlorë. Punon në profesion të lirë si arkitekt, në projektim dhe zbatim në qytetin e Vlorës. Meksi ka fituar çmim special “Nastradin Hoxha” (2012) në konkursin botëror të karikaturës, që u mbajt në Stamboll. Ai konkurroi mes 2476 karikaturistëve nga 69 vende të botës. Meksi e ka filluar veprimtarinë e tij në revistën “Hosteni” dhe që nga ajo kohë e deri më sot, numëron rreth 2000 karikatura të botuara në shtypin shqiptar.