Ylber Murtezi është emërtuar u.d drejtor në Teatrin Shqiptar të Shkupit.
Këtë vendim e solli Ministria e Kulturës pasiqë drejtorit të deritanishëm, Adem Karaga i ka skaduar mandati.
Se është emërtuar u.d. drejtor për Tv21 e ka konfirmuar edhe vet aktori, Ylber Murtezi.
Ndryshe, Murtezi është aktorë, i lindur në Kumanovë, ka luajtur afër 100 role në Teatrin Shqiptar në Shkup.