Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” nga Kumanova mblodhi në konak shoqatat nga të gjitha trojet shqiptare për të ecur në “Shtegun e lirisë” në përkujtim të njëzet e tre vjetorit të shpalljes së Komunës së Likovës zonë e lirë.
Rreth 200 bjeshkatarë u nisën nga Sllupçani legjendar për të vizituar bustin e heroit kombëtar Ismet Jashari-Komandant Kumanova.
Prej aty u ngjiten për në malin e Allashecës për të përjetuar bukuritë e rrethinës së Kumanovës si dhe erën e cicërrimat e zogjve në stinën e pranverës.
Gjithandej dëgjohej aroma e trumzës së egër-çajit shërues dhe mrekullibërës që zbut dhe qetëson fijet nervore të njeriut.
Shoqëria, hareja, kënga, humori ishin disa prej karakteristikave të kësaj ecjeje.
Shoqata kishte përgatitur edhe një drekë për bjeshkatarët dhe një program ku u ndanë mirënjohje për shoqatat tjera, sponzorët e antarët më të rinj në moshë dhe më të vjetër.
Shtegu i gjatë 13 km përfundoi me vizitën te varrezat e dëshmorëve në Sllupçan për të përkujtuar veprën e tyre të pavdekshme për lirinë dhe barazinë e shqiptarëve.