Shoqata Alpiniste Bjeshkatare “Karadaku” nga Kumanova, me 12 maj të vitit 2024 eksploroi mrekullinë e Komunës së Likovës, Presnicën.
Rruga nisi nëpër rrëpirë, mbi dengje drunjsh, e aromë tromze të egër e cila kthjellonte mendjen e alpinistëve.
Ngadalë u ngjitëm drejt shtegut i cili ndante qiellin tokësor prej “parajsës” në tokë ose me terma tjerë rrugës për në Presnicë.
Ura ndante të renë nga e vjetra, ndërsa rrezet e diellit shoqëronin alpinistët cep më cep.
Secili hap shtonte kurreshtjen e alpinistëve të cilët për herë të parë shkelnin mbi “Adenin” në tokë.
Nuk po e teprojmë kur Presnicën e krahasojmë me “Adenin”. Nëse juve ju duket e tepërt, sfidonani dhe poqese e fituat sfidën do ta keni një shëtitje falas deri në Strimë.
Burimet e ujit gjithandej, simfonia e zogjve si dhe prezenca e kafshëve. Fshatarët të dashur, të hareshëm dhe të gëzuar që një këmbë “heroi” alpinisti po shkel mbi parajsën e tyre.
Mendja sodiste mbi jetesën e Ademit me Havanë! Si dukej ambienti i tyre para se të zbrisnin në tokë?
Mos hezito! Merr çadrat, tendën, shoqërinë dhe msyja Presnicës. Shijoji disa dromca parajse në tokë.
Ta duam dhe promovojmë vendlindjen.