Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” nga Kumanova, me datë 04 shkurt 2024 eksploroi bukuritë e fshatit Stançiq në Kosovë.
Në këtë ecje 14 km, morën pjesë rreth 25 alpinist nga Kumanova me rrethinë ku ekploruan bukuritë e këtij fshati malor që gjendet në kufi me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Secila pjesë e shtegut ishte një rrëfim përrallor në veti, me një klimë të jashtëzakonshme dhe ambient e shoqëri të paharruar.
Rrëfimi u plotësua me këngë patriotike, humor e histori të patreguara më parë që dëshmojnë për lashtësinë e shqiptarëve në këto troje.
Alpinistët e Shoqatës “Karadaku” në Stançiq u pritën në kullën e Emërllah Ukshinit.