Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet tremujore të shpenzimeve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se këto të dhëna janë publikuar në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, dhe se raportet përfshijnë periudhën korrik-shtator 2025.
Sipas raporteve të dorëzuara, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka shpenzuar gjithsej 663 mijë e 459 euro e 47 centë gjatë këtij tremujori. Vetëm në muajin shtator, kjo parti ka deklaruar shpenzime në vlerë prej 337 mijë e 913 euro e 83 centë.
Nga kjo shumë, mbi 81 mijë euro janë përdorur për paga, mbi 254 mijë euro për mallra dhe shërbime të ndryshme, ndërsa për shpenzime komunale janë deklaruar rreth 1 mijë euro. Në kategorinë e shpenzimeve kapitale, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka raportuar asnjë shumë.
Raportet e plota të deklaruara nga subjektet politike janë publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund të lexohen në këtë link: