Një burrë shqiptar rreth të 30-ve në Co Louth të Irlandës është arrestuar pasi iu gjetur drogë, e dyshuar si kokainë, me një vlerë të përllogaritur prej mbi 1 milion euro.
Droga u gjet gjatë kontrollit të një makine në zonën e Tullyallen pasditen e djeshme.
Mediat raportojnë se ai është me origjinë nga Shqipëria, por prej disa vitesh jeton në Dublin.
Burri ka një llogari në rrjetet sociale me një pseudonim, të cilin e përdor për t’u përfshirë në shaka islamofobike./21Media