Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë kapur 150 kilogram mariuhanë. Droga kishte hyrë nga Kosova në Maqedoni ndërsa si destinacion përfundimtar kishte Turqinë.
“Gjegjësisht, pasdite e datës 30.03.2022 në parkingun përballë një objekti hotelierik në Shtip është vërejtur i parkuar automjeti i pasagjerëve “Audi A6” me targa të Kumanovës, ndërsa pranë veturës kanë qenë të raportuarit I.D. (50) dhe K.K. (39), të dy nga Podujeva R. Kosovës dhe B.R. (34) nga Kumanova. I.D. dhe K.K. janë përpjekur që të arratisen, por u kapën dhe të tre janë arrestuar”, tha Suzana Pranjiç Talevska, zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme.