VMRO – DPMNE zbardh dokumentin e borxhit të NQP-së ndaj transportuesve privat në vlerë prej 1.5 milion euro për periudhën kohore janar – nëntor të këtij viti. Sipas zëdhënëit të partisë Naum Stoillkovski për borxhet e shtresuara fajtor është koalicioni Arsovska dhe drejtori i NQP-së nga rradhët e social demokratëve.
“Koalicioni LSD dhe Arsovska në takime të fshehta midis Kovaçevskit dhe Danella Arsovskës, nuk hapin gojën për këtë borxh, dhe heshtin pasi është rezultat I katimeve të fshehta. Në vend që të sanohet borxhi, LSD dhe Arsovska qëllimisht nuk mbulojnë borxhin për të realizuar planin që transportin në Shkup ta marrë ndërmarje bullgare, dhe të njëjtës I kaloj e tërë NQP-ja si pasojë e bankrotit eventual.”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO–DPMNE-së.
LSDM: Kaosi në gjitha komunat e VMRO-së
Por nga LSDM fajësojnë VMRO-në për kaosin në Shkup dhe jo vetëm, por në të gjitha komunat të cilat drejtohen nga VMRO – DPMNE. Socialdemokratët potencojnë komunën e Shtipit, Prilepit, Radovisihit dhe Vinicës për rritje të çmimit të shërbimeve komunale, shpenzimeve marramendëse të Gjorçe Petrov, në Manstir për keqpërdorim të veturave zyrtare të komunës.
“Jo vetëm në Shkup, kaosi dhe jofunksionaliteti po ndodh thuajse në çdo komunë të udhëhequr nga VMRO – DPMNE. Në vend të zgjidhjeve, realizimit të projekteve, në komunat e kryesuara nga VMRO ndodh partizimi, rritja e çmimit të shërbimeve, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shpenzim i kotë i parave të qytetarëve.”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
Sipas LSDM-së të rreme kanë qenë premtimet për transport falas në Shkup, ndërkaq Shkupi në vend të projketeve të cilat as që shihen në realitet, nuk mund të sigurojë funksionet bazike.