Kaosi me pasaportat, pasojë e keqmenaxhimit

Kaosi me pasaportat, pasojë e keqmenaxhimit

Mungesa e ekzemplarëve të pasaportave me emrin e ri kushtetues është një arsye shtesë përse janë krijuar këto ngecje ditëve të fundit në administratën e policisë, thotë shefi i policisë tanimë në pension, Voisllav Zafirovski. Gjithashtu, sipas tij, mungesa e një sektori për planifikim strategjik dhe zhvillim të policisë në plane afatgjate ka bërë që tani të krijohet rrëmujë dhe radhë të gjata në sportele për marrje të dokumenteve të udhëtimit, thonë ekspertët e fushës.

– Advertisements –


 Nuk mund të caktojmë termin as për fotografim të letërnjoftimit, pasaportës apo patentë shoferit arsyeja është e qartë, mungesa e ekzemplarëve me emrin e ri të shtetit. Diçka që çdonjëri duhej ta parashikonte dhe ta planifikonte, por si rezultat i keq menaxhimit kemi një situatë të tillë dhe tani gjejnë arsye të ndryshme, për të cilën faturën e paguajnë qytetarët.”- deklaroi Voisllav Zafirovski, Ish punonjës në MPB.

 Për këtë çështje debati mori hov edhe në Kuvend në seancën për pyetje deputetësh. Opozitarja VMRO DPMNE akuzon kreun e Ministrisë, Spasovskin për kaosin e shkaktuar.

Unë jam qytetare si gjithë të tjerët dhe nuk kam pasaportë valide. Ejani nga këtu bashkë shkojmë të dy para godinës së MRTV-së dhe të shohim radhët e gjata të qytetarëve që presin dhe nuk mund të marrin pasaportë. Pse atëherë është e nevojshme që njerëzit të lajmërohen tek opozita dhe të luten, nëse do të kryhej me kohë dhënia e targave të automjeteve, pasaportave etj.”- pohoi Ana Vllashkovksa, Deputete e VMRO DPMNE.

 Në replikën e tij Ministrit Spasovski pranoi se ka pasur keq planifikim. Ai kërkon nga qytetarët mirëkuptim dhe thotë se deri të hënën do të fillojnë të marrin pasaportat që tani më i kanë lëshuar. Ndërkaq, pritjet janë që me emrin e ri kushtetues dokumentet personale dhe të udhëtimit të jepen nga fillimi korrikut.

 Ekzemplarët e vjetër që i kemi, për shkak se nuk është bërë vlerësim i mirë në një moment në MPB, nuk janë porositur dhe për shkak se kemi porositur ekzemplarë të rinj nuk ka mjaftueshëm as pasaporta diplomatike. Megjithatë ky nuk është problem i qytetarëve, por është problem i funksionarëve.”- tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm (3.32-3.56)

Sipas Marrëveshjes së Prespës të gjitha dokumentet personale duhet të ndërrohen brenda 5 viteve që nga hyrja në fuqi e ujdisë me Greqinë . Sipas MPB-së deri më 14.02.2024 duhet që rreth 5 milion fotografime të realizohen për të gjithë shtetasit që duhet të marrin pasaportat, letërnjoftimet dhe patentë shoferët me emrin e ri të shtetit. Edhe qytetarë që sapo kanë marr dokumentet me emrin e vjetër, do të jenë të detyruar që sërish me pagesë të tyre të ndërrojnë brenda dy vitesh të njëjtat dokumente për shkak të emrit të ri.

 

Përgatiti: Adnan Qaili