Është shoqëruar me kaos dhe tensione seanca e sotme plenare e cila u mbyll në vetëm pak minuta, për shkak të aksioni të ndërmarrë nga deputetët e opozitës.
Demokratët bllokuan foltoren që në nisje të seancës, ndërsa Gazment Bardhi u pa duke hedhur sende të forta, konkretisht këmbën e një karrigeje e sende të tjera, në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali. Siç shihet edhe në këto pamje, në një moment deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi qëlloi me këmbën e karriges, e cila kaloi mbi kokën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.
Ka qenë punonjës i gardës, i cili i ka ardhur në ndihmë kryetares së Kuvendit.
Më pas deputetët e opozitës morën karriget dhe i nxorën jashtë parlamentit, duke i vënë zjarrin.
Seanca u mbyll me përjashtimin e Flamur Nokës, ndërsa Elisa Spiropali tha: “Aktet tuaja do të kenë pasoja, madje dhe do të shqyrtohen”.