MEDVEGJASË — MË 3 PRILL TË GJITHË NË ZGJEDHJE NË MEDVEGJË
Sepse dua ta shoh Parlamentin e Serbisë me flamurin kuq e zi, të kumboj zëri i guximshëm SHQIP, të dridhet Parlamenti për të gjitha padrejtësitë e shqiptarëve të Luginës.
Bartës i listës Shaip Kamberi
?? Numri është 16 ✅
?? Data është 3 Prill.
Konform vendimit republikan që ka të bëjë me zgjedhjet, më 3 prill 2022, në Komunën e Medvegjës (Medokës), mbahen zgjedhjet për pushtetin lokal dhe atë qendror.
Siç dihet, këto zgjedhje, për Kuvendin e Komunës së Medvegjës dhe drejtuesit e pushtetit lokal, ligjërisht janë të jashtëzakonshme.
Por ato janë të jashtëzakonshme sidomos për qytetarët, respektivisht zgjedhësit shqiptarë.
Tashmë është e qartë, në raport me strategjinë politike të Beogradit, që ndërlidhet me objektivin për pastrimin etnik të Medvegjës, organet e sigurisë dhe drejtësisë kanë aprovuar ligje e urdhëresa administrative të veçanta, që kanë për objektiv pasivizimin e adresave të qytetaërve shqiptar, rrjedhimisht kryerjen e një lloj gjenocidi etnik dhe spastrimin etnik të Komunës së Medvegjës nga elementi shqiptarë.
Në këtë kuadër, ka vite që po aplikohet i ashtuquajturi proces i pasivizimit të adresave të qytetaërve shqiptarë. Për rrjedhojë, numri i qytetarëve shqptarë është rrudhur tej mase.
Klubi “TROJET” që vepron në Prishtinë, ju bën thirrje të gjithë bashkëvendasve tanë, që më 3 prill 2022, të jemi në Medvegjë dhe të votojmë.
Në këtë rast, përveç mbështetjes politike, Klubi “TROJET” ka siguruar mbështetje logjistike, duke rezervuar autobusë për bartjen e bashkëvendasve tanë nga dy pika:
1. Nga Stacioni i trenit në Fushë-kosovë dhe
2. Nga Stacioni i autobusve në Prishtinë.
Nisja e autobusve bëhet në ora 07:00
Ju lusim me përunjësi, në emër të trojeve tona që na i kanë trashëguar etërit e gjyshërit tanë, më 3 prill 2022 të mobilizoheni dhe të dilni në zgjedhje.
Me kohë, kemi marrë masat për sensibilizimin e qytetarëve për rolin e veçantë të këtyre zgjedhjeve, përveç tjerash, që tutje ta kemi zërin tonë në Kuvendin e Komunës dhe në pushtetin lokal në Medvegjë.
Të shfrytëzojmë në maksimum mediat tona vizive dhe portalet, por edhe rrjetin social, që kanë peshë të veçantë për sensibilizim të secilit qytetarë.
3 prilli 2022 le të jetë edhe një test-provë për mobilizimin tonë si trup i vetëm, si qytetarë e votues të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm.
P.S.
Secili qytetarë mund ta verifikojë personalisht se a ndodhet në Listën e votuesve (Birački spisak) në këtë link:
??
https://rs.n1info.com/izbori-2022/jedinstveni-biracki-spisak-ce-biti-zakljucen-u-ponoc/
Pavarësisht a jeni në këto lista apo jo, paraqitja në vendet e votimit është e një rëndësie të veçantë. ??
– Klubi Trojet më 25 Mars 2022