Këshilli i Prokurorëve po zvarrit tashmë gjashtë muaj konkursin për dhjetë prokurorë të rinj, pasi dhjetë prokurorëve aktual iu ka skaduar mandati. Nëse deri më 14 prill, Këshilli nuk emëron dhjetë prokurorë të rinj nga radhët e konkurrentëve, kandidaturat e tyre do të digjen dhe prokurorëve të vjetër do t’u vazhdohet mandati në afat të pacaktuar, ashtu siç ishte bërë për gjatë këtyre pesë ose gjashtë muajve.
Deri më 14 prill, Prokuroria Themelore e Shkupit për përndjekjen e krimit dhe korrupsionit duhet të emërojë 5 prokuror të rinj, Prokuroria e Lartë e Shkupit duhet të emërojë dy prokuror. Nga një prokuror duhet të emërojnë Prokuroria Themelore, Prokuroria Themelore e Manastirit dhe Prokuroria e Lartë e Gostivarit.
Burime të Televizionit Shenja thonë se Këshilli qëllimisht po e zvarrit emërimin dhe theksojnë faktin se në mesin e konkurrentëve ka edhe shumë shqiptar, respektivisht familjar të afërt të zyrtarëve të lartë të BDI-së ose personave të afërt me BDI-në të cilët janë të njohur për redaksinë, por emrat e të cilëve nuk do ti publikojmë.
Pyetëm Këshillin e Prokurorëve përse po e zvarrit emërimin e prokurorëve dhe përse u vazhdohet mandati prokurorëve që u ka mbaruar tashmë mandati. Pyetëm nëse kjo zvarritje ka prapavijë politike, por kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski nuk gjeti kohë të përgjigjet.
Kandidatët për prokurorë gjashtë muaj ngelen… by tvshenjaofficial