Dje 16 dhjetor, forcat ruse lëshuan 76 raketa ndaj objektivave ukrainase, sulmi më i madh që ka pësuar vendi që nga fillimi i luftës.
Në një intervistë të publikuar sot në Süddeutsche Zeitung, kancelari Olaf Scholz u shpreh i shqetësuar për situatën në Ukrainë, duke thënë se ekziston rrezik i madh për përshkallëzim të luftës, për shkak të dështimit rus.
“Për shkak të dështimit ushtarak të Rusisë, rreziku i një përshkallëzimi të mëtejshëm të luftës është i madh. Ne kemi hedhur një themel të fortë kundër përshkallëzimit bërthamor. Por kjo nuk e ndaloi Putinin të vazhdonte luftën me brutalitet të pamëshirshëm, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Rusia duhet të kuptojë se kjo nuk mund të vazhdojë. Putini duhet t’i japë fund luftës, të tërheqë trupat dhe në këtë mënyrë të krijojë mundësinë për mirëkuptim të ndërsjellë”, ka thënë kancelari gjerman.
Media gjermane flet edhe për një plan të koordinuar shumëvjeçar nga Rusia që është zbatuar dhe tashmë po arrin një pjesë të synimeve të saj: “Ideja nuk ishte vetëm ushtarake, por edhe ekonomike dhe politike: të dobësohej Ukraina dhe të shkaktonte një valë refugjatësh në Evropë. Objektivi kryesor i “ndërmarrjes speciale “është nga njëra anë për ta bërë Ukrainën jo tërheqëse për rusët dhe nga ana tjetër për ta bërë Ukrainën të vuajë më shumë nga Rusia. Qëllimi është arritur deri më tani, miliona njerëz janë larguar nga vendi. Pavarësisht sanksioneve dhe protestave që nga 24 shkurti, recesioni në Ukrainë këtë vit është 35%, ndërsa në Rusi është rreth 15%. Sundimtarët e Kremlinit po përpiqen ta kthejnë Ukrainën në një gërmadhë të braktisur”.