Edhe pse Maqedonia mori një zgjidhje ligjore bazë në vitin 2017 që do të lejonte përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore, përvoja tregon se ky proces është në stanjacion. Marihuana mbetet e bllokuar në tregun e zi, ndërsa “legalizimi” në përgjithësi favorizon biznesin, jo pacientët. Shteti praktikisht i trajton ata si kriminelë sepse nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të kalojnë në ilegalitet për shkak të gjendjes dhe sëmundjeve të tyre.
Një total prej 75 përqind e qytetarëve të anketuar votuan “pro” legalizimit të kanabisit në Maqedoni, nga të cilët 40 përqind për legalizim më të gjerë dhe 35 përqind vetëm për qëllime mjekësore, në një sondazh mbi statusin ligjor të kësaj bime të gjelbër, e cila aktualisht është rikthyer në lajme për shkak të sasive të sekuestruara në Serbi dhe Maqedoni.


