Rreptësisht do të kufizohemi në rolin tonë, në bashkëpunimin e dy qyteteve, në mënyrë që të dërgojmë porosi se bashkëpunimi me qytetin e Shkupit është gjëja më e bukur që mund ta bëjmë në këto rrethana, thotë prefekti i Athinës në prag të takimit me kolegun e tij nga Shkupi.
Duke folur për radion Tema 104.6, Jorgos Kaminis, hedh poshtë çfarëdo lloj mundësie që me Petre Shilegov të bisedojnë për ngjarjet politike dhe bisedimet për emrin.
“Vendosa ta ftoj tani, pikërisht që të dërgojmë porosi se qytetet mund të bashkëpunojnë, mund t’i këmbejmë përvojat tona, mund të bashkëpunojmë në mijëra fusha dhe në këtë mënyrë të tregojmë se së paku në nivel të politikës së ulët, dhe dëshiroj ta potencoj këtë, në nivel të politikës së ulët, Shkupi dhe Athina, ndërkaq në mënyrë adekuate edhe të dy vendet, mund të bashkëekzistojnë në mënyrë të qetë”, thotë prefekti i Athinës dhe sqaron se me kolegun e tij nga Shkupi do të bisedojnë
për mbrojtjen sociale, kulturën sociale, inovacionet dhe të ngjashme. Në intervistën për radion, Kaminis zbulon se së shpejti do ta kthejë vizitën dhe me Shilegov do të takohet në Shkup, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Lidhur me momentumin që ekziston për gjetje të zgjidhjes së problemit me emrin, prefekti i Athinës komenton se duhet të shfrytëzohet mundësia.
“Besoj se është hapur dritare e mundësisë dhe besoj se, siç është rasti me çështjen qipriote, nëse secila dritare e mundësisë që hapet miratojmë pozicione kompromisi, dritarja e ardhshme është çdoherë më e vogël.
Jorgos Kaminis në nëntor të vitit të kaluar ishte një nga kandidatët për kryetar të partisë së re qendrore-majtiste që u formua në Greqi, lidere e së cilës u zgjodh Fofi Genimata. Kryebashkiaku i Athinës, si anëtar i këshillit politik të Lëvizjes për ndryshime, komenton se çka do të bënte partia e re nëse zgjidhja e mundshme vjen në Parlamentin grek. Kaminis thotë se gjithçka varet nga ajo se çfarë do të jetë marrëveshja, sepse tani, ende është në rrjedhë procesi diplomatik.
“Ekzistojnë propozimet e Nimicit, ato përmbajnë disa pika të cilat nuk mund t’i pranojë Greqia, janë në tryezë, do të bisedojmë dhe nëse vjen një marrëveshje që do t’i kënaqë gjërat themelore, përkatësisht, çështjet me irredentizmin, emrin e përbërë dhe atëherë mendoj se është diçka që duhet shumë seriozisht të mendojmë edhe nëse plotësohen parakushtet të ndihmojmë në mënyrë që të zgjidhet kjo çështje”, thotë prefekti i Athinës për radion Tema 104.6″, transmeton MIA. Jorgos Kaminis dhe Petre Shilegov do të takohen nesër në orën 10 sipas kohës lokale, në ndërtesën e komunës së Athinës.