Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos dje u përgjigj në disa akuza nga ana e deputetëve të Demokracisë së Re opozitare, të cilët në letër deri te ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias theksuan se Kamenos “me cektësi shumë të madhe sillet ndaj shumë çështjeve serioze” lidhur me politikën greke ndaj Maqedonisë. Siç njoftuan mediat greke, Kamenos në një intervistë për radion “Real FM” duke u përgjigjur në akuzat e deputetëve të Demokracisë së Re, Kumucakos dhe Georgiadis për “deklaratat e pakuptimta” për Shkupin dhe krijimin e “harkut krishter (gjysmëhënës)” të Ballkanit si përgjigje e fundamentalizmit islamik”, ka thënë se “nëse Konstatinos Karamnlis ishte gjallë, Kumucakos dhe Georgiadis do ta fshinin”. “Paratë vijnë nga burime të jashtëzakonshme përmes Turqisë për universitete, për ndërtim të xhamive në Shqipëri, Shkup dhe Kosovë. (Fundamentalizmi islamik) duhet të ndërpritet, por në të kundërtën do të çojë drejt sulmeve (terroriste) në të ardhmen”, ka deklaruar Kamenos në lidhje me krijimin e “harkut krishter (gjysmëhënës)”, njofton ERT. Sipas televizionit shtetëror grek, Kamenos ka thënë se “shumica në Parlament është përbërë me parti politike shqiptare, të cilët u janë bashkangjitur oponentëve të Gruevskit dhe për këtë nuk mund të formojë qeveri” dhe duke u përgjigjur në kritikat e Kumucakos, ka theksuar se “politika bëhet me elemente të vërteta, te cilat janw tw pranuara në përgjithësi”./Almakos
Data 13.09.2025
Aktuale
- Papagalli që sfidon kufijtë e inteligjencës: Një rekord i jashtëzakonshëm në dallimin e ngjyrave
- Pezullimi i dialogut: Çfarë do të thotë për marrëdhëniet Kosovë–SHBA?
- Aksident i rëndë/ Automjeti del nga rruga, humb jetën pasagjerja, plagoset drejtuesi i makinës dhe dy të tjerë
- Temperaturat deri në 34 gradë, parashikimi i motit për sot! Vranësira e kthjellime, ja zonat ku do të ketë reshje
- Ja çfarë nënkupton vërtet deklarata e Ambasadës Amerikane për pezullimin e Dialogut Strategjik
- Osmani: Çairi ka burime të pashtershme energjie, vullneti dhe dashurie për vendin tonë
- Bartësi i listës për Qytetin e Shkupit, Abdul Selam Selami, shpallet “Ambasador i Paqes” në Tiranë
- Izet Mexhiti: Çdo ditë pune do të jetë vetëm për Çairin