Adoleshenti Florian Përvathi është vetëdorëzuar në policinë e Lezhës, menjëherë pasi ka qëlluar për vdekje 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj. 17-vjeçari që vrau për të marrë hakun e të atit, pas ngjarjes ka shkuar në Komisariatin e Lezhës dhe ka vendosur armën mbi tryezë, duke dëshmuar se kishte qëlluar një person.
Nga burimet mësohet se se Përvathi ka shkuar së bashku me policët në vendin e ngjarjes, duke i shoqëruar ata për tek shtëpia e viktimës. Ndërkohë në rrjetet sociale, 17-vjeçari e ka paralajmëruar krimin e rëndë, duke vendosur një status ku shkruante: ‘Nuk jam hakmarrës, të rikthej nderin‘, menjëherë pas ngjarjes, janë zbardhur edhe detaje të tjera nga historia e rëndë në Manati të Lezhës.
Floriani ishte një ndër 4 fëmijët e familjes, që mbetën jetim edhe nga nëna. Menjëherë pasi mori vesh për vdekjen e të shoqit, nëna e adoleshentit ka pirë helm, duke ndërruar jetë pak minuta më vonë.



