Deri në Prokurorinë për Krim të Organizuar, nga Organizata Joqeveritare “ Zelena Llupa” është dorëzuar kallëzim për “keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimet zyrtare”, shkruan Almakos.
Kallëzime penale janë ngritur për 10 gjykatës, Gjykatën e Apelit, Liljana Shopova, Safet Kadriu dhe Cvetanka Periq;tre prej të cilëve punojnë në Gjykatën Penale, Lenka Davitkovska, Tatjana Mihajllova dhe Dijana Gruevska; si dhe katër nga gjykatësit në Gjykatën Supreme, Jovo Vangellovski si Kryetar i Gjykatës Supreme, Faik Arsllani, Risto Katevenovski dhe Xhemali Saiti. Emrat e sipërpërmendur ceken si të përfshirë në vendimmarrje në rastin “Fortesa”, i cili rezultoi me dy persona të arratisur, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski.
“Gjykata Themelore e cila pa problem çdo ditë shqipton paraburgime që kinse janë të arsyetuara me disa fraza të vjetra, pa kurrfarë përmbajtje, përnjëherë fillon ta shkelë ligjin dhe të mos shqiptojë masë paraburgimi. Për parregullsinë e vendimit të Gjykatës Themelore flet edhe vendimi i Apelit e cila e ndryshoi vendimin, respektivisht shqiptoi paraburgim, por që të jetë absurdi edhe më i madh, në mënyrë të paligjshme lejon të drejtë ankimimi në Gjykatën Supreme, edhe atë ankimim me efekt të vonuar” – tha Bllagoj Jovnov, “Zelena llupa”.
Sot nga kjo organizatë kërkuan edhe shkarkimin e 10 gjykatësve ndaj të cilëve u ngritën kallëzime penale.
“Konsideroj se me këso nisma që do të shtohen, do të nisë tw funksionojw, dhe qëllimi i tyre është të jetë servis i qytetarëve e jo i gjykatësve dhe konsideroj se me këso nisma, ky organ patjetër të nisë të punojë” – tha Bllagoj Jovnov, “Zelena llupa”.
Kallëzimet penale për gjykatësit vijojnë pasi Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski u arratisën, për të mos u dërguar në paraburgim. Atyre u humbi çdo gjurmë në momentin kur Supremja konfirmoi se duhet të dërgohen në burgun e Shuto Orizarës. Ndryshe, që të dy janë pa pasaporta, kurse para Gjykatës së Apelit premtonin se nuk planifikojnë të ikin.
Evi Shkopi
Almakos.com