Zyra për Çështje Kriminalistike pranë SPB-së Kërçovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër dy personave nga Kërçova:
MARKETING
F.D. (51), ish-kryetari i Komunës, për dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
B.K. (46), zyrtar i administratës komunale, për dyshimin se ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme në detyrë.
Hetimi tregon se F.D. gjatë viteve 2021–2025 ka shkelur ligjin gjatë kontratës për modernizimin e ndriçimit publik, duke i dhënë kontratën personave të afërt dhe shkaktuar një dëm prej rreth 1,621,013 euro për komunën.
B.K. dyshohet se nuk ka ushtruar mbikëqyrjen e nevojshme dhe ka lejuar përfitime të paligjshme në dëm të buxhetit të komunës.
MPB-ja thotë se kallëzimi është pjesë e përpjekjeve për të siguruar përgjegjshmëri dhe transparencë në punën e administratës lokale.


