MPB njofton se është paraqitur kallëzim penal ndaj një personit në Dellçevë, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “falsifikim i dokumentit”.
“Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike – Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër E.T. për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “falsifikim i dokumentit”.
I denoncuari, në cilësinë e këshilltarit – përmbarues tatimor në komunën e Dellçevës, me datë 21.12.2021, në lidhje me një kërkesë të paraqitur nga një person nga një fshat i Dellçevës, nuk doli në vendngjarje që të vërtetojë gjendjen faktike në përputhje me ligjin, formoi komision joekzistues-të rremë dhe përpiloi procesverbal të rremë për dalje në vendngjarje, ndërsa me të vetmin qëllim që në mënyrë të kundërligjshme t’i mundësojë një personi tjetër nga Dellçeva të kryente tjetërsimin e tokës ndërtimore në pronësi shtetërore për formimin e një parcele ndërtimore të parashikuar me plan urbanistik ose dokumentacion urbanistik.


