SPB Shtip në Prokurorinë Themelore Publike Delçevë, ngriti kallëzim penal kundër D.C. (53) nga Dellçeva për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim dokumenti”.
E kallëzuara, më 01.06.2023, bleu test të falsifikuar të gjuhës angleze nga Bullgaria dhe më 29.06.2023 e dorëzoi atë si shtojcë në dokumentet për shpalljen publike për zgjedhjen e drejtorit të shkollës së mesme “Metodi Mitevski Brico” në Delçevë.
Në bazë të dokumenteve të paraqitura, komisioni arriti në përfundimin se D.C. i plotëson kushtet e përcaktuara në shpalljen publike, dhe pas procesverbalit të përgatitur, kryetarit të Komunës së Delçevës iu dorëzua propozim që ajo të zgjidhet drejtoreshë.
Bazuar në propozimin e paraqitur, më 12 korrik 2023, kryetari i komunës së Delçevës përgatiti vendim me të cilin ajo u zgjodh drejtore e shkollës.
Ndërsa më vonë u zbulua se ajo kishte falsifikuar testin për gjuhën angleze.


