Departamenti i Punëve të Brendshme Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “punë të pandërgjegjshme në detyrë” dhe “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës përmes mbetjeve”. Përkatësisht, siç ka sqaruar MPB, Dehari dyshohet se ka lejuar krijimin e një deponie ilegale, me të cilin ka rrezikuar ambientin jetësor.
“Ai, duke vepruar në mënyrë të papërgjegjshme gjatë ushtrimit të detyrave të tij ligjore dhe duke mos kryer mbikëqyrjen e duhur, që nga viti 2020 ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për menaxhimin e mbetjeve dhe Ligjit për mbrojtjen e mjedisit jetësor, ka lejuar që të formohet një deponi ilegale në një zonë të banuar në Kërçovë me sipërfaqe prej mijëra metrash katrorë, për të cilën ka dhënë urdhëra punonjësve që çdo ditë të deponojnë, lënë apo shpërndajnë mbeturina, pra të veprojnë me to në një mënyrë që ndryshon cilësinë e ajrit, tokës, ujit apo rrjedhave ujore, në një masë që mund të përkeqësojë kushtet e jetesës për njerëzit, kafshët dhe bimët, duke rrezikuar kështu ekzistencën e tyre”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Data 14.09.2025
Aktuale
- Toshkovski: Zjarri në Trubarevë nën kontroll, por substancat toksike rrezikojnë banorët
- Gjeorgjievksi: Ndotja e ajrit si sfidë serioze për Shkupin!
- Orce Gjeorgjievski:Zjarr katastrofik në Shkup – të gjitha forcat në terren
- Ramadani: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet
- Meta për Syri.net: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë! Zbardhja e aferës ‘McGonigal’, zbulon grushtin e shtetit
- Muhamed Elmazi: Tetori është më afër se kurrë, numërimi mbrapsht ka nisur
- Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni
- E Majta me kandidatë për kryetar komune në Tetovë, Gostivar dhe Strugë