Profesori i Fakultetit Juridik në Shkup Gordan Kallajxhiev thotë se zbardhja e proceseve të montuara politike ka qenë njëra ndër çështjet që ka ndikuar në thellimin e ndasive mes ekspertëve dhe Qeverisë në Këshillin për Reforma, i cili u shpërbë me vendimin e Qeverisë. Kallajxhiev thotë se Qeveria, nën trysninë e faktorit Ndërkombëtarë, nuk ishte e gatshme të kërkojë zgjidhje për fatin e viktimave, të cilët regjimi i Gruevskit i kishte dënuar pa fakte, njofton Almakos.
“E kemi përkrahur publikisht idenë se nëse është e vërtetë se kishim regjim dhe kishte raste të montuara politike, do ishte e drejtë që atyre njerëzve t’u jepet rast që padrejtësia të korrigjohet. Dhe kjo është njëra ndër arsyet që erdhëm në kundërshtim me qeverinë dhe faktorin ndërkombëtar dhe nuk mund ta kuptoj se pse Brukseli ishte aq fuqishëm kundër kësaj ideje”, thotë Kallaixhev në një intervistë për Almakos.
Sipas tij, qeveria kurrë nuk ka shpjeguar se cilat kanë qenë shkaqet për refuzimin e propozimit për rigjykimin e proceseve të montuara.
Nga ana tjetër, Qeveria dhe ekspertët kanë qenë në një mendje për nevojën për miratimin e një ligji për amnisti, i cili do të lirojë nga vuajtja e dënimit të burgosurit me më pak se gjashtë muaj burgim, ndërsa të tjerëve do ua zvogëlojë dënimin për 30 për qind.
“Nëse e marrim një shembull të thjeshtë, nëse mbajmë 3 vite burg në kushte të rënda do të ishte si ti mbajmë 5 vite në kushte normale. Kjo sipas meje edhe po të ulet dhe në një mënyrë të zgjidhet ky problem me mbingarkimin e burgjeve”, shtoi ai.
Mevludin Imeri
Almakos