25 Shkurt
Kalkulimet për zgjedhjet lokale janë një nga shkaqet e zvarritjes së krizës politike. Analisti, Albert Musliu vlerëson se stërzgjatja e negociatave për formim të qeverisë akoma pa një epilog përfundimtar, mund të prolongojë edhe zgjedhjet lokale.
Unë besoj se zgjedhjet lokale kanë qenë pjesë e shkaqeve të prolongimit të gjithë procesit. Nuk besoj se ka qenë shkak prolongimi i zgjedhjeve, po gjithsesi me faktin që mund të merret mandati prej opozitës por negociatat për formimin e qeverisë nuk janë përmbyllur më bën të besoj se ka mundësi që edhe zgjedhjet të prolongohen. Nëse prolongohen, atëherë sigurisht se do të prolongohen për në vjeshtë – u shpreh analisti Albert Musliu.
Xhabir Deralla nga Qendra për Liri CIVIL vlerëson se disa parti politike janë aq të frikësuara nga rezultati i zgjedhjeve lokale sa që bëjnë çmos që të njëjtat të mos mbahen në kohën dhe në kushtet e parapara.
Mendoj se një pjesë e partive politike janë të frikësuar nga humbja që mund ta kenë në zgjedhjet lokale, prandaj mundohen ta prolongojnë datën dhe të kontribuojnë në një situatë më të ndryshme, respektivisht që me keqpërdorime dhe obstruksione të arrijnë një rezultat tjetër zgjedhor – tha Xhabir Deralla, CIVIL.
Gjithsesi sipas Derallës, partitë që po taktizojnë nuk janë të vetëdijshme se mund të pësojnë edhe më keq. Prolongimi i zgjedhjeve lokale nuk do të jenë në dobi të askujt, por përkundrazi vetëm që do ta rrezikojë stabilitetin dhe do ta thellojë edhe më shumë krizën politike në vend. Ndërsa sipas tij, po të ketë vullnet, Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka mjaftë kohë për t’i kryer përgatitjet e nevojshme për një proces të mirëfilltë demokratik zgjedhor. Ndryshe, afati për paraqitjen e zgjedhjeve të rregullta lokale skadon më 7 mars.
Anesa Aliti
Powered by WPeMatico