Kërcënime me jetë ndaj kryetari të sapo zgjedhur të Lëvizjes BESA, Nexhbedin Kahremani dhe familjës së tij. Kahremani tha sot në konferencë për mediat, se personat që e kanë kërcënuar i njeh dhe se të njejtët i ka paraqitur në polici, mirëpo theksoi se pas tyre është dikush që “e hedh gurin dhe e fsheh dorën”.
Kërkesa e kërcënuesve të kryetarit të BESËS, sipas tij, është që të heq dorë nga posti si deputet, por duke mos sqaruar se kush do të vinte në vend të tij.
“Pas zgjedhjes time për ushtrues detyre si kryetar i Lëvizjes BESA, nga dita e djeshme kam kërcënime seriozë për jetën timë fizike dhe për jetën e familjes time, Unë I njoh ata që më kanë kërcënuar dhe ata tani janë të paraqitur ne organet e policisë. Përmes tyre mund të njihet edhe dora që e hedh gurin dhe e fsheh dorën. Me këtë rast është informuar edhe ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski. Ndërsa prej tani so të informohen edhe të gjitha përfaqësitë diplomatike në vend, ambasada amerikane, zyrën e BE-së, OPSEN dhe ambasadat tjera. Kërkojën nga unë që të tërhiqem nga posti im si deputet”- tha kryetari i ri I Lëvizjes BESA.
Pak minuta më pas në konferencë doli kryetari i shkarkuar i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami,i cili u pyet edhe për këtë rast, duke e ftuar kolegun e tij që të ulen dhe së bashku të gjejnë se kush janë personat që e kanë kërcënuar.
“ E përkrah dhe bashkërish i them të ulemi që të shohim se kush janë ata persona , kush e ka kërcënuar. Besoj që rastin e ka paraqitur në organet e rendit dhe me të le të merren organet e rendit. Ne si Lëvizje BESA dhe të gjitha anëtarët e kësaj partie i kërcënojmë nja gjuhë të tillë dhe besoj që një kërcënim I tillë nuk ka ardhu nga Lëvizja BESA”- tha Bilall Kasami.
Nga të dyja degëzimet e Lëvizjes BESA dalin me qëndrim se ka vetëm një “ BESË” dhe një tjetër përgjigje e njejtë e dy palëve është se deputetët e Lëvizjes BESA në Kuvend funksionojnë si një tërësi dhe se nuk janë të përçarë.
Katrahura në të cilën ndodhet momentalisht kjo parti erdhi pasi kryesia e partisë e ka shkarkuar Bilall Kasamin nga posti i kryetari dhe si ushtrues detyre deri të mbajtjen e kongresit, u vendos Nexhbedin Kahremani.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com