Këshilli i ri për reforma në drejtësi që u themelua me vendim të Qeverisë do të jetë vazhdimësi e aktiviteteve për reforma në gjyqësi meqë këshilli i deritanishëm nuk do funksionon.
Kështu vlerëson Juristi Osman Kadriu sipas të cilit assesi nuk duhet të minimizohet puna e këshillit të deritanishëm për reforma në drejtësi i Kryesuar nga Ministri i Drejtësisë Bilent Saliji.
Ai me sukses ka kryer punën e tij por faza e realizimit të reformave në gjyqësor duhet të shkojë në nivel më të lartë dhe kalohet në pjesën e nëntë të planit që parasheh ndjekjen e zbatimit të strategjisë, thotë Osmani. Sipas tij kjo nuk duhet kuptuar se do kemi dy këshilla paralele përkundrazi këshilli i deritanishëm nuk do të funksionojë.
“Në këtë këshill do të ketë anëtarësi të Këshillit të deritanishëm dhe e dyta assesi nuk duhet ë kuptohet se do kemi dy këshilla me të njëjtën detyrë përkundrazi këshilli i deritanishëm nuk do funksionon anëtarët e këshillit të deritanishëm do inkorporohen me siguri edhe në këshillin e radhës që do e themelojë Qeveria dhe me të cilin Kryeson Kryeministri i Qeverisë”, tha juristi, Osman Kadriu.
Ekspertja Mirjana Najcevska është kritike ndaj mënyrës së realizimit të reformës në sistemin gjyqësorë.
“Nuk mendoj se bëhet fjalë për punë paralele por thjesht për tentim për futje në reformat e sistemit gjyqësor. Në këto të ashtuquajtura qëllime pozitive në esencë zgjidhet mënyrë jo adekuate që krijon kaos të kompetencave të pa përcaktuara, shpërndarje të forcave dhe në masë të madhe pamundësi për të definuar se në cilën mënyrë ekspertët do të mund të jepnin kontributin e tyre në reformën e sistemit gjyqësor”, u shpreh ekspertja Mirjana Najçevska.
Këshilli i ri për reforma në drejtësi nuk është organ vendimmarrës për çështjet që do parashtrohen para këshillit vendimet do merren nga Qeveria Ministritë përkatëse dhe Parlamenti, vlerësojnë ekspertët. Sipas tyre këshilli duhet të arrijë rezultate që kërkohen nga rekomandimet e Pribesë dhe Komisionit Evropian.