Profesori Osman Kadriu është ndër juristët shqiptarë më të njohur dhe më të vjetër në Maqedoni. Ka qenë gjykatës, avokat, profesor universitar. Si jurist me këtë bagazh, propozohet për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të vendit dhe kjo kërkesë nga kryetari i shtetit i cili nuk ka treguar ndonjë qëndrim dashamirës, madje as korrekt ndaj shqiptarëve. Sipas Kadriut, kryetari ka shumë kompetenca dhe një ndër to është edhe në lëmin e politikës kadrovike. Ai thotë se është i privilegjuar për postin që i kanë ofruar. Ai thotë se një kandidat që propozon presidenti duhet të jetë domosdo shqiptar dhe tashmë pritet të votohet në parlament.
Për praktikën e gjyqësorit sidomos kur të akuzuar kanë qenë shqiptarët të cilët marrin dënime shumë të larta, dile ky qëndrim selektiv i ka kaluar të gjithë kufinjt, duke shkuar aq larg sa janë organizuar edhe procese gjyqësore të montuara, si ” Sopoti”, ” Monstra” etj. Por, Kadriu thotë se proceset e montuara kanë qenë relikt e periudhës socialiste, mirëpo sot me ndryshimin e sistemit juridik në Maqedoni, në Kodin Penal nuk kemi vepra politike, por ka procese të montuara në të cilat vërehet elementi politik. Kadriu sqaron se përse nuk është dënuar asnjë gjykatës, por përkundrazi, ngjiten në poste edhe më të larta. Kadriu jep mendim edhe për atë se nëse ka ardhu koha edhe tek ne për Vettingun ashtu si në Shqipëri.
Data 01.03.2025
Aktuale
- (VIDEO) Ahmeti: Prekja e gjuhës shqipe vë në pikëpyetje zgjedhjet e ardhshme
- Mirlind Daku starton për Rubin Kazanin
- Ukrainasit mbështesin Presidentin Zelenskyy pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë
- Resler: Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë momentin kur çështja e zgjerimit do vendoset më lart në agjendë
- (VIDEO) LSDM akuzon VMRO-në për presione në Ministrinë e Mbrojtjes
- “Trepça” largon përkohësisht nga puna dy punëtorë, njëri shkaktoi humbje financiare dhe tjetri nuk respektoi rregulloret ligjore
- LSDM: Punëtorët meritojnë një pagë minimale prej 500 euro
- Ekskluzive| Ministri Durmishi në Pikë Podcast: Paga minimale në maj do të rritet, ja sa para do marrin qytetarët!