Nasir Musliu, Kryetar i Këshillit të Komunës së Gostivarit përmes një kumtese të dërguar në media ka njoftuar opinionin se ka thirrur mbledhjen e rradhës të këshillit komunal.
“Pas vendimit të Kryetarit të Komunës së Gostivarit për mos shpallje të vendimit për zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit komunal në Buletinin Zyrtar të Komunes se Gostivarit, sot zyrtarisht dorëzova deri tek Komuna e Gostivarit ftesën dhe rendin e ditës për mbledhjen e rradhës të këshillit komunal.
Mbledhja u thirrë për me datë 18.12.2017 në ora 11.00.
“Njëkohësishtë edhe të gjithë këshilltarëve u kemi dërguar ftesat dhe rendin e dites nëpërmjet postës elektronike”, shprehet Musliu, i cili me këtë rast, fton Departamentin për përkrahjen e këshillit komunal, që nga sot të fillojnë me organizimin e mbledhjes së këshilli.
“Shpresoj që ky departament dhe Kryetari i komunës në interes të qytetarëve të Gostivarit të mos përserisin obstruksionet si në mbledhjen e parë konstituive, por të fillojmë e të sjellim vendime në interes të të gjithëve. Me qëllim që të kemi transparencë të plotë dhe opinioni të jetë i njoftuar, përmes kësaj kumtese publike ftoj mediat që të ndjekin mbledhjen e rradhës së Këshillit Komunal”, përfundon kumtesa.
Por nga ana tjetër, kreu i komunës së Gostivarit, Arben Taravari nuk njeh mazhorancën e formuar, që sipas tij ka shkelur rregulloren dhe aspektet ligjore të zgjedhjes së tyre.