Sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1 duhet mbajtur seanca për lëndën Erazmus.
Në këtë lëndë, pesë profesor dhe një demonstrues nga Fakulteti Ekonomik në Shkup nga PTHP janë të akuzuar se kanë kryer vepra penale duke pranuar mitmarrje, pranimin e dhuratave për ndikim të paligjshëm, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve.
Me kërkesë të Prokurorisë Publike, Gjykata Penale vitin e kaluar në shtator ka sjell një vendim për t`ia ndaluar katër profesorëve të dyshuar nga Fakulteti Ekonomik që të vazhdojnë me ligjërata. Aksioni i PTHP i ndihmuar edhe nga MPB është realizuar me 6 qershor të vitit të kaluar.