Ka kaluar afati për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s, Struga nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, akuzon opozitarja VMRO-DPMNE në Strugë. Sipas tyre, nuk është përgatitur regjistri i ndërtimeve pa leje, të cilat sipas shifrave jozyrtare e kalojnë shifrën 1000, ndërsa vazhdon edhe urbanizimi i tepruar, por edhe uzurpimi i lokacioneve atraktive në bregun e liqenit. Platformat në ujë nuk janë shembur dhe ambientet e hotelerisë në plazhe punojnë gjatë gjithë vitit.
“Kur bëhet fjalë për komunën e Strugës, sikur jemi në një shtet tjetër. Ligjet nuk zbatohen dhe nuk zbatohen. Kjo veçanërisht vlen për Ligjin e Ndërtimit në Strugë, ka mijëra objekte të ndërtuara pa leje, plazhet janë fjalë për fjalë të uzurpuara, nuk ka hapësirë të lirë. Plazhet e qytetit, të cilat janë interesa të përbashkëta, janë uzurpuar nga pushtetarët vendas”- deklaroi Alen Dereban, VMRO-DPMNE, Strugë.
Në muajt e fundit, policia ka ngritur disa kallëzime penale për uzurpim të bregut të liqenit si dhe për vendosje të paligjshme të pajisjeve urbane në plazhe.
“Lidhur me këtë vepër penale gjatë dy viteve të fundit në zonën e Strugës janë ngritur 6 kallëzime penale kundër nëntë personave, ndërsa në zonën e Ohrit janë ngritur 14 kallëzime kundër 22 personave”- Stefan Dimoski, Zëdhënës i SPB-Ohër
Edhe përskaj kritikave nga të gjitha anët, Ministrja e Kulturës Bisera Stojçevka, thotë së është e kënaqur nga puna e institucioneve lokale në vend për mbrojte të statusit të UNESKOS-s.
“Ne kemi pasur disa takime në fund të vitit me ministra, kryetarë komunash dhe drejtorë të agjencive përkatëse si dhe me drejtuesit e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, punojmë në ruajtjen e rajonit të Ohrit me atë status që e ka dhe kuptohet me përparime sepse vetëm ashtu mund ta vërtetojmë statusin që na është dhënë nga UNESKO”- Bisera Stojçevska, Ministre e Kulturës.
OJQ-të vazhdimisht apelojnë që policia dhe shërbimet inspektuese të përpiqen të parandalojnë uzurpimin e bregut të liqenit. Nga komuna e Strugës thonë se objektet hotelierike në plazhe kanë kontrata dhe i paguajnë qira komunës.