Nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev në profilin e tij në Facebook ka postuar fotografi në të cilat shihet se ka filluar të bjerë stiropori nga fasada e Qeverisë.

Ndërsa nga LSDM përmes një komunikate e akuzuan VMRO-DPMNE nga ku thonë se për 11 vite në pushtet, me paratë e qytetarëve VMRO bëri projekte të shumta kriminale katastrofike dhe absurde që dëshmojnë për sundimin e tyre kriminal.
Dëshmi e tillë është edhe fasada barok-stiropor e Qeverisë, e cila u shemb sot, duke paraqitur rrezik potencial.
Nga LSDM thonë se nga era tashmë ka rënë një pjesë e fasadës së MEPSO-s. Me fasadat e rrezikshme të VMRO-DPMNE-së qindra mijëra euro qytetarë përfunduan në xhepat e majës së kësaj partie./KlanMacedonia/