Sot filloi zyrtarisht ndërtimi i parkut të parë me pakicë “Fashion Park Triangle” në Triangle. Ajo që e bën të veçantë është koncepti i ri i dyqaneve të dizajnuara vizualisht me një mënyrë të re ekzekutimi dhe materialesh, diçka që njihet në të gjithë Evropën.
Përmes këtij investimi, komuna e Gazi Babës vazhdon të modernizohet dhe do të sjellë energji të reja për bashkëqytetarët tanë. Ky projekt, i cili është sipas të gjitha standardeve botërore, do të tërheqë një numër të madh të vizitorëve, të cilët do të kënaqen me përmbajtjet që ofron projekti.
Ky projekt është i një rëndësie të madhe jo vetëm për Gazi Babën por edhe për Shkupin para së gjithash për faktin se Shkupi do të pozicionohet si lider në këtë pjesë të rajonit dhe i njohur për këtë lloj objektesh.
Gjithashtu, realizimi i këtij projekti siguron hapjen e vendeve të reja të punës.
Triangla Fashion Park shtrihet në një sipërfaqe prej 15000 m2, nga të cilat 6500 m2 jepet me qira dhe në kuadër të projektit ka edhe një qendër biznesi dhe një hotel prej 5000 m2, si dhe një parking nëntokë me mbi 200 vende parkimi.
Komuna e Gazi Babës do të jetë gjithmonë partnere me komunitetin e biznesit kur bëhet fjalë për investime të reja që synojnë të mirën e përbashkët.
Suksese fillimi i ndertimit dhe uroj qe te perfundoj brenda afatit te percaktuar.