Vesel MEMEDI
Të menduarit kërkon orvatje dhe mund, por njerëzit zakonisht nuk dëshirojnë të harxhojnë mund për mendime politike. Individët zakonisht marrin vendime duke u bazuar në informata që lehtë arrijnë në tru, pa mos bë ndonjë hulumtim dhe kërkim të duhur në memorien tonë për të gjith informatat që kemi. Ky lloj mendimi në psikologjinë sociale njihet si hjuristikë. Hjuristika është një qasje e të mësuarit, vepruarit, ose zbulimit që përfshinë një metodë praktike që nuk garanton se do të jetë optimale dhe perfekte, por e mjaftueshme për arritjen e qëllimeve imediate. Metoda e hjuristikës përdoret nga gjith qeniet njerëzore, sidomos në momente kur gjetja e solucioneve optimale është e pamundëshme dhe jopraktike, me qëllim që të përshpejtojmë procesin e gjetjes së solucionit të kënaqshëm. Me një fjalë, hjuristika është një shkurtesë mentale që lehtëson ngarkesën kognitive për të sjell një vendim.
Hulumtimet rreth të menduarit politik nuk mund të ofrojnë shpjegim të plotë rreth qëndrimeve, besimeve, dhe vendimarrjeve politike. Sipas këtyre hulumtimeve, mendimet politike janë të pashpjegueshme dhe të pavetëdijshme. Në rastin e të menduarit politik dhe shprehjes së mendimeve, preferencave, dhe qëndrimeve në përgjithësi, njerëzit zakonisht janë jo të vetëdijshëm për depërtimin e ulët që kanë në proceset e tyre të vendimarrjes. Sjelljet e njerëzve shpesh udhëhiqen nga mekanizma automatike dhe se raportet e proceseve mentale janë jo të besueshëm dhe të dyshimtë nga shumë forma të kontaminimit. Me fjalë tjerra, njerëzit në përgjithësi sjellin vendime politike duke u bazuar në shkurtesa të mëdha mentale, pa mos qenë të vetëdijshëm nga i marrin këto informata, dhe cilat janë pasojat e kësaj mbështetje në informata të pa përpunuara mirë nga kognita njerëzore.
Sot, inteligjenca shoqërore reflekton një finesë delikate që kërkon një aftësi bazike për të manipuluar me gjendjet emocionale, mentale, dhe biheviorale ndaj njerëzve në përgjithësi. Kjo aftësi e manipulimit emocional, mental, dhe bihevioral ndaj votuesve është përvetësuar aq shumë nga ana e politikanëve saqë kërkon një revolucion kognitiv për të ndaluar njëherë e përgjithmonë këtë manipulim masiv. Për këtë arsye, monitorimi i gjendjeve emocionale dhe mentale i njerëzve kërkon vigjilencë konstante nga ana e njerëzve apo votuesve, me qëllim që politikanët të mos kenë mundësi manipulimi .
Duke patur parasyshë se sot ekzistojnë shumë probleme të ndryshme që dalin nga jeta shoqërore, atëherë kërkohet një intervenim urgjent i një revolucioni kognitiv me qëllim që asnjëri mos të ketë mundësi të manipulojë me sjelljen politike të njerëzve në përgjithësi, dhe votuesve në veçanti. Për këtë arsye, kërkohet një fenomen që në shkencat politike njihet si “sofistikim politik.” Sofistikimi politik është një proces i fitimit dhe posedimit të ekspertizës në një ose më shumë fusha të të menduarit politik. Sofistikuesit politik janë konsumatorë të besueshëm të çështjeve politike qoft edhe për tema kur politika transferohet në fusha tjerra të jetës së përditshme. Ky sofistikim politik jo vetëm që do të na largojë nga përdorimi i shumtë i hjuristikës politike, që ka sjellë vetëm dëme të pariparueshme, por do të sjellë një revolucion kognitiv ku mendimi i njerëzve ndaj veprimeve politike të politikanëve do të ndryshojë dukshëm, si një parakusht i domosdoshëm për një rrugëtim të mbarë për zhvillimin e kombit në përgjithësi.
Vendi ynë ka nevojë për një ndryshim radikal në të menduarit politik sepse njerëzit me të madhe janë ushqyer me informata politike që kanë patur mbështetje të madhe në hjuristikë politike të përgatitur nga kuzhina të ndryshme politike. Ndryshimi duhet të jetë aq i madh saqë duhet të shkaktojë një revolucion kognitiv te njerëzit në përgjithësi, për sa i përket veprimit politik të politikanëve të ndryshëm në këto njëzet e pesë vite të pluralizmit në vend. Ky revolucion kognitiv duhet të ndryshojë radikalisht perceptimin dhe mendimin e njerëzve ndaj politikës dhe politikanëve në përgjithësi, sepse deri më tani vlerësimi i njerëzve kryesisht është bazuar në shkurtesa mentale, pa mos harxhuar shumë mund dhe energji për të kuptuar drejtë politikanët që kanë definuar politikën sipas interesave të tyre ditore. Ky definim i politikës do të përfundoj me dëshirën apo pa dëshirën e politikanëve aktual, prandaj është shumë e rëndësishme që popullata në përgjithësi të përgatitet për revolucionin kognitiv që do të ndodh gjithashtu, pavarsisht dëshirës sonë ose jo. Kutia e Pandorës është hapur dhe për këtë arsye sofistikuesit politik do të jenë të vetmit që do të mund të kanalizojnë revolucionin kognitiv të popullatës në përgjithësi.
Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare,

Vesel MEMEDI ,Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare