Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, zhvilloi sot takimin e tij përmbyllës elektoral me qytetarët e Mirditës, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Rama mendon se do të bindë qytetarët me “sukseset e tij imagjinare”.
“Ka 3 ditë që qarkullon nga njëri qytet në tjetrin me thesin e rrenave mbi shpinë”, tha Berisha.
Sali Berisha: Kjo ishte dhe është java e njëshave. Me numrin e zotit njëshat kanë marrë në dorë sot fatin e Shqipërisë. Kanë marrë në dorë fitoren e shumëpritur të datës 11 maj. Kudo që shkoj ndjej dritën, shkëlqimin e saj që buron nga sytë e qytetarëve të ringritur me shpresë dhe besim për t’u ndarë nga një e keqe që ata kurrë nuk e meritonin.
Për t’u ndarë nga një e keqe e madhe që po shkretëton Mirditën Madhështore, që po mbjell vetmi dhe pasiguri në votrat shqiptare.
Nga viti 2007 deri në 2014 Shqipëria u rrit në popullatë nga viti në vit, sepse kishte shpresë së Shqipëria bëhet, kishte shpresë se i riu dhe e reja në këtë vend kund të ndërtonin ëndrrën e tyre shqiptare.
Ndaloi rritjen e pensioneve, jo se nuk kishte lekë, por sepse miliarda e miliarda që duhet tu jepeshin pensionistëve u vodhën në punëra publike.
Ka tre dit që Rama me thesin e rrenave mbi shpinë qarkullon nga një qytet në tjetrin, u thoshte ne Vlorë se kam investuar 1 mld e 260 mln. Thashë ky meqënëse e ndjen veten gjysmë vlonjat, por në fakt as vlonjat as shqiptar nuk është tu themi të vërtetën.
Nuk i duhet gjë origjina e tij.
Ai shkon sot në Shkodër në të cilën ka investuar gjysmën e parave që ka vjedhur Tërmet Peci me motrën e vet ne Tepelenë dhe u thotë shkodranëve që kanë investuar 1 mld e 300 mln euro.
Pra beson tani se duke shpërndarë rrena do mund të bindë shqiptarët për sukseset e tij imagjinare.