Edon Zhegrova është përforcimi i ri i Juventusit. Shqiptari nga Kosova kalon në Torino, duke firmosur një kontratë që e lidh me klubin deri në vitin 2030.
Shuma bazë e transferimit është 14.3 milionë euro, e pagueshme në katër vite, ndërsa bonuse të mundshme arrijnë deri në 1.2 milionë euro dhe shpërblime shtesë për objektiva sportive deri në 3 milionë euro.
Te “Zonja e Vjetër”, Zhegrova do të mbajë fanellën me numër 11.