Juventusi ka barazuar në ndeshjen e tretë rresht në të gjitha garat.
Në ndeshjen e xhiros së 14-të, Juventusi barazoi në udhëtim te Lecce, 1:1, pas një goli të pranuar në fundin e ndeshjes.
Andrea Cambiaso shënoi për Juventusin në minutën e 68-të kurse Ante Rebiq i barazoi shifrat në minutën e 93-të.
Ylber Ramadani luajti te Lecce deri në minutën e 75-të, kurse Medon Berisha ishte në bankën rezervë.
Juventusi ka 26 pikë në vendin e gjashtë, ndërsa Lecce ka 13 pikë në vendin e 16-të.