Juventusi ka dërguar mbrëmë një aeroplan privat në Prishtinë për ta marrë Edon Zhegrovën, me qëllim që ylli kosovar të jetë sa më i freskët për ndeshjen e fundjavës.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Arlind Sadiku, i cili e ka quajtur këtë veprim një vlerësim të madh për futbollistin shqiptar.
“Juventus dërgon aeroplan privat në Prishtinë për Edon Zhegrovën, që ta ketë sa më të freskët për ndeshjen e fundjavës 👏”, shkruan Sadiku.
Kujtojmë, se mbrëmë ishte ndeshja Kosovë-Zvicër, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.


