“Next Generations”, e njohur si “gjenerata e re e Juventus”, ka thyer murin e 100 milionë eurove në dy sesionet e fundit të merkatos.
Në vetëm 7 muaj, nga vera 2025 në janar 2025, bardhezinjtë kanë arkëtuar këtë shumë të ardhurash nga shitja e mjaft talenteve të ardhur nga ekipit i të rinjve.
Nicolò Fagioli, i shitur së fundmi te Fiorentina për 16 milionë (mes huazimit dhe detyrimit për të blerë) plus bonuse (2.5) dhe një përqindje në rishitje, është vetëm lojtari i fundit i Juventus i lançuar nga skuadra e dytë, ajo që luan në Serie C dhe i sakrifikuar në emër të llogarive dhe merkatos.
Përpara mesfushorit ishte radha e Soule me shokë verën e kaluar apo më herët në janar. Transferimi më i pasur mbetet ai i playmakerit argjentinas, i blerë në korrik nga Roma për 25.6 milionë euro. Mbrojtësi De Winter kaloi te Genoa për 10 milionë, Nicolussi Caviglia u shit për 5 milionë te Venezia e mjaft të tjerë.
Nga të gjitha sakrificat, ajo që po rezulton të jetë më e dhimbshme është ajo e Dean Huijsen. Lojtari spanjolo-holandez u shit te Bournemouth në verë për 15.2 milionë (plus bonuse dhe një përqindje e rishitjes së ardhshme).